Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Zjarri në Gjegjan-Gojan të Pukës/ Vijon lufta me flakët nga toka dhe ajri, angazhohen 40 efektivë dhe 2 helikopterë

Lapsi.al 19 August 2026

Zjarri vijon të përfshijë pyjet e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit në bashkinë Pukë, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Prefektura e Shkodrës bën me dije se situata në Malin e Tërbunit është më e qetë dhe nën kontroll, ndërsa zona Gjegjan–Gojan mbetet më dinamike për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Në operacion janë angazhuar forca nga toka dhe ajri, përfshirë 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat.

Njoftimi: 

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër informon se vijon misioni nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në pyjet e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, Bashkia Pukë. Situata në Malin e Tërbunit paraqitet aktualisht më e qetë dhe nën kontroll. Në zonën Gjegjan–Gojan vijon të jetë më dinamike, për shkak të përhapjes së zjarrit, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Në terren janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse të Bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz, efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, si dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës të administratës, banorë dhe vullnetarë të zonës. Ndërhyrja po mbështetet nga ajri me dy helikopterë, të cilët po operojnë në zonat ku terreni i vështirë kufizon ndërhyrjen nga toka. Aktualisht nuk raporrohet afersi kritike me banesat. Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin e të gjitha strukturave dhe kapaciteteve të angazhuara në terren për mbrojtjen e jetës dhe banesave të qytetarëve deri ne normalizimin e situates.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI