Flash

Zjarri te drejtoria e Tiranës, reagon policia: Ngjarja po hetohet!

Lapsi.al 27 May 2026

Drejtoria e Policisë Tiranë ka sqaruar zjarrin e rënë pasditen e sotme në ambientet e institucionit, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

 
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, ku si pasojë e një shkëndije elektrike zjarri ka rënë specifikisht në sallën e rrjetit (network-ut) të Drejtorisë.


Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë izoluar dhe fikur në një kohë mjaft të shkurtër, duke shkaktuar vetëm dëmtimin e disa kabujve elektrikë.

“Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë. Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më tej sqarohet se aktualisht, në ambientet e Drejtorisë Vendore ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij rasti.

Të këshilluara

Temperatura përvëluese që në muajin maj, alarmi vazhdon në Britani, Francë e Spanjë

Evropa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë të nxehti, e cila ka thyer rekordet historike të temperaturave për muajin maj, veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe Francë. Meteorologët e kanë cilësuar situatën si “krejtësisht të pashembullt” për këtë periudhë të vitit. Në Londër, temperaturat kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, nivele që […]

18:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI