Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Joleza nuk shkon Natën me Xhaxhiun, Flavio Qarri: "Nuk lamë shtëpi ministri pa e kërkuar"

Lapsi.al 17 February 2016
Joleza nuk shkon Natën me Xhaxhiun, Flavio Qarri: "Nuk lamë

Kryetarët e FRPD-së, LRI-së dhe forumit rinor të AK-së u mblodhën Natën me Xhaxhiun. Në tavolinën e emisionit të tij në News 24 u vu re mungesa e kryetares së FRESSH, Joleza Koka. Sipas kolegëve të saj, drejtuesja e të rinjve socialistë u detyrua të anulojë në moment të fundit pjesëmarrjen në emision për shkak të situatës së krijuar në një mbledhje të sotme ku sipas mediave pranë qeverisë, kryeministri Rama i kishte mohuar 25-vjeçares rikandidimin për kryetare në zgjedhjet e reja. Mungesën e Jolezës në panel, gazetari Flavio Qarri, kryetari i të rinjve AK, e komentoi në facebook: "Nuk lamë shtëpi ministri pa e kërkuar", duke e lidhur batutën e tij me fjalimin e Kokës kur tha se kishte fjetur në pallatin e Saimir Tahirit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI