Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zbulohen detaje nga identiteti i deputetes që bëri seks me modelin Alessio Alia

Lapsi.al 9 March 2016
Zbulohen detaje nga identiteti i deputetes që bëri seks me modelin

Intervista e modelit të njohur shqiptar për “Story”, ku rrëfen marrëdhënien intime me një ligjvënëse të Parlamentit, ka ngjallur kuriozitetin e publikut për të mësuar se për cilën deputete bëhet fjalë. Alessio (Afrimi) thotë se bëhet fjalë për një zonjë të madhe në moshë, por me sa duket joshëse dhe eksperte në seks. “Mosha? Hmmmm! Nganjëherë mosha i bën më seksi disa femra. Kështu që, merreni me mend vetë çfarë dua të them. Ndërsa përsa i përket statusit dua ta lë enigmë nëse është beqare apo e martuar”, tregon modeli.

Në përpjekje për të zbuluar se kujt krahu politik i përket deputetja në fjalë, Alessio thotë: “Për mua s’ka ndonjë ndryshim nëse është e majtë apo e djathtë në angazhimin e saj politik. E djathta apo e majta është thjeshtë çështje psikologjike kur fjala është për shtratin”.

Megjithatë, për shkak se në Shqipëri kthehet vetëm për pak ditë, modeli që jeton prej 20 vitesh në emigracion, thotë se me politikanen ka patur thjesht një aventurë. “Nuk ka asgjë për t’u dukur interesante me politikanet apo disa femra që merren me politikë, e që unë mund të kem kaluar vetëm një natë seks”, shprehet Alessio Alia. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI