Flash

2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin, nuk justifikoi 172 mijë euro

Lapsi.al 24 July 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasurisë, duke e dënuar me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Leon Perllaska. Dënimi me burgim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa gjoba duhet të paguhet brenda tre muajve nga plotfuqishmëria e vendimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Përveç dënimit kryesor, Ahmeti u obligua të paguajë edhe 100 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave.

Gjykata refuzoi propozimin e Prokurorisë Speciale për konfiskimin e pasurisë së padeklaruar në vlerë prej 172 mijë e 600 euro.

Në seancën e shpalljes së aktgjykimit ishte i pranishëm vetëm mbrojtësi i Ahmetit, avokati Arbër Istrefi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale në dhjetor të vitit 2025, Ahmeti, gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Prishtinës, nga viti 2018 deri në vitin 2022, akuzohej se nuk kishte deklaruar saktë pasurinë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Prokuroria pretendonte se ai nuk kishte deklaruar 118 mijë e 200 euro të depozituara në llogaritë e tij personale, si dhe 54 mijë e 400 euro të pranuara në llogaritë e nënës së tij, duke e çuar shumën totale të mjeteve të padeklaruara në 172 mijë e 600 euro.

Ahmeti akuzohej për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Kosovës./Koha.net

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI