Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

E bujshme/ Dybala, vizitë sekrete në Madrid

Lapsi.al 19 March 2018
E bujshme/ Dybala, vizitë sekrete në Madrid

Paulo Dybala ka një raport të mirë me Spanjën. Kjo dihet. Sulmuesi argjentinas qëndroi gjatë gjithë verës së kaluar në Barcelonë me shokun e tij Dani Alves që në Katalonjë ka në pronësi një restorant. Dje, megjithatë Dybala është parë në Madrid një një restorant të njohur të kryeqytetit spanjoll.

Restoranti quhet “Los Arroces de Segis”, vend ku mblidhen shpesh lojtarë të Real Madrid. Sipas të përditshmes AS prania e Joya në këtë ambient mund të jetë parathënie e një kalimi të mundshëm të argjentinasit në Madrid. Real do të përballet me Juventus në çerekfinale të Champions League.

Dihet që Garerth Bale do të lihet i lirë të largohet në verë. Neymar mbetet objektivi “numër 1” i Florentino Perez, por argjentinasi është një alternativë shkruan media spanjolle. Zyrtarisht deri tani ai mund të thotë se ka shkuar me pushime për shkak se nuk është thirrur në kombëtare, por nesër nuk i dihet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI