Flash

Ekstradohet Shefkiu nga Dibra, mori borxh miliona dhe iku në Gjermani

Lapsi.al 22 March 2018
Ekstradohet Shefkiu nga Dibra, mori borxh miliona dhe iku në Gjermani

Interpol Tirana ekstradoi nga Frankfurti i Gjermanisë, Shefki Lushën. 49-vjeçari nga Dibra ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi më 16 nëntor 2015, Gjykata e Tiranës e dënoi me 5 vjet burg për veprën penale të “Mashtrimit”.

Lusha kishte mashtruar shtetasit D.R, Q.B., A.R, dhe S.E., duke u marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do tua kthente, por pasi u ka marrë lekët është larguar jashtë vendit. Pas shpalljes në kërkim nga Interpoli ai u ndalua në Wiesbaden. Me nisjen e kërkesës së ekstradimit ai është sjellë në Tiranë.

Gjithashtu po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina i Vasil Dervishanj, 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Më 1 dhjetor 2013, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në dalje nga Shqipëria gjatë kontrollit në makinën tip Mitsubishi të drejtuar nga shtetasi Vasil Dervishanji, u sekuestrua 19 kilogramë mariuanë.

Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 26 dhjetor 2014, pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë e dënoi me 8 vjet burg për veprën veprën penale "Trafik të lëndëve narkotike". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sputnik: Plani i Merkelit për Kosovën

Për miratimin e Demarkacionit të Kosovës ka reaguar edhe portali i Kremlinit “Sputnik”  me një paralajmërim të një konçensioni ndaj serbëve por edhe për një fit...

18:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI