Flash

Propaganda serbe/ Flet Gjuriç: Policët që më arrestuan thirrën 'Allahu Akbar'

Lapsi.al 27 March 2018
Propaganda serbe/ Flet Gjuriç: Policët që më arrestuan

 

Marko Gjuric, kreu i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka treguar për mediat ngjarjen që ndodhi dje në Kosovë, ku ai u arrestua nga policia. Në përpjekje për të ruajtur të njëjtën linjë me presidentin Vucic, i cili tha se shqiptarët janë terroristë, Gjuric tha se është keqtrajtuar nga policia teksa po transportohej në Prishtinë. Madje sipas tij tij, një prej oficerëve të policisë kishte thirrur 'Allahu Akbar'.

“Separatistët shqiptarë u munduan dje ta okupojnë Veriu e Kosovës në mënyrë brutale, duke përdorur dhunë dhe terror. Ata për mua nuk janë policë. Kjo është një bandë terroriste. Ata janë kundër njerëzve të paarmatosur. Kjo është e shpifur”. Më vunë në një automjet, aty me rrahën, e më goditën në stomak. Njëri nga ata e nxori thikën dhe bëri selfie me mua. Rrugës për Prishtinë nga Mitrovica veriore, njëri nga ata bërtiti Allahu Akbar”, tha Gjuric teksa ishte paraqitur në publik me duar të fashuara.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI