Flash

Ambasada amerikane paralajmëron të gjithë qytetarët shqiptarë për vizat: Mos i paguani para askujt

Lapsi.al 29 March 2018
Ambasada amerikane paralajmëron të gjithë qytetarët

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar të gjithë ata qytetarë shqiptarë që janë të interesuar për viza në SHBA, që të mos bien pre e mashtrimeve.

Përmes një statusi në faqen zyrtare në ‘FB’ ambasada u bën thirrje qytetarëve që të mos paguajnë para askujt që premton viza.

“Kurrë mos i paguani para dikujt që ju premton një vizë për në Shtetet e Bashkuara. #PyetAnnën!”, - thuhet në mesazhin e ambasadës.

Kujtojmë se pak kohë më parë në Shqipëri u godit një bandë e strukturuar kriminale, e përbërë nga 7 grupe, të cilët çonin emigrantë klandestinë në SHBA dhe në Kanada, në këmbim të shumave të mëdha të lekëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI