Flash

Tragjedi në Venezuelë, zjarri në një burg shkakton plot 68 viktima

Lapsi.al 29 March 2018
Tragjedi në Venezuelë, zjarri në një burg shkakton plot 68

Një zjarr i rënë në një burg në qytetin Valencia të Venezuelës i ka marrë jetën 68 personave.

Zjarri u nis nga të burgosurit, të cilët i vunë flakën dyshekëve në një përpjekje për t’u arratisur ditën e mërkurë.

Mendohet se mes viktimave ka edhe gra e fëmijë, të cilët kishin shkuar në burg për të vizituar të dënuarit.

Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar të afërmit e të burgosurve, të cilët ishin grumbulluar pranë komisariatit pasi morën vesh se aty kishte rënë zjarr.

Qeveria e Venezuelës ka bërë të ditur se do të nisë menjëherë një hetim të thellë për këtë ngjarje. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera nga autoritetet mbi tragjedinë.

Të këshilluara

Atentat në Shkodër, plagoset një person

Një person është plagosur në një përplasje me armë mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Oso Kuka”. I plagosuri ndodhet në spi...

21:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI