Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

(VIDEO) Avionët ushtarakë serbë pushtojnë sërish qiellin në Preshevë

Lapsi.al 30 March 2018
(VIDEO) Avionët ushtarakë serbë pushtojnë sërish

Edhe ditën e sotme, avionë ushtarakë serbë kanë fluturuar mbi Luginën e Preshevës, duke krijuar shqetësim tek banorët.

‘Indeksonline’ ka siguruar një video ku shihen avionët ushtaratë teksa fluturojnë mbi Preshevë.

Edhe ditën e mërkurë, avionët serbë janë parë mbi Luginën e Preshevës. Atë ditë, KFOR përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia, duke shtuar se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë shtuar që prej arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë Serbe, Marko Gjuriç. Ky i fundit u arrestua në Mitrovicën e Veriut nga forcat speciale kosovare pasi ishte futur pa leje në territorin e Kosovës. Gjuriç po merrte pjesë në një tubim të komunitetit serb atje. Ai u arrestua dhe u transportua në Prishtinë, ku pasi dha dëshminë e tij për disa minuta, u dërgua në kufi dhe u dorëzua tek autoritetet serbe.

Presidenti Aleksandër Vuçiç e dënoi ashpër arrestimin e Marko Gjuriç, duke i quajtur shqiptarët ‘terroristë’ që ndihmohen nga Perëndimi.

Të këshilluara

“Pse nuk arrestohet Saimir Tahiri?”

Pyetjen në titull e ka ngritur sot Partia Demokratike. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj thotë se dokumentet e publikuara 2 ditë më par...

15:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI