Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Koment/ Dëgjoni përbetimet e Ramës për dhunën dhe kujtoni Kavajën

Lapsi.al 31 March 2018
Koment/ Dëgjoni përbetimet e Ramës për dhunën dhe

Menjëherë sapo mbaroi protesta e dhunshme e Kuksit, Edi Rama u shfaq në Facebook për të lëshuar mandatën se ata që kishin shkatërruar pronën e përbashkët se kushdo që ka ngritur dorën mbi pasurinë e përbashkët, do të marrë përgjigjen e merituar me forcën e ligjit. Personat që do ta pësonin këtë goditje identifikoi ministri i brendëshëm Xhafa, duke thënë se ata ishin njerëz me axhendë politike dhe me të shkuar kriminale.

Por nuk është çudi që kërcëllitja e dhëmbëve të Ramës të jetë gafurrja e një tigri prej letre. Përgjigja e tij e merituar ka të ngjarë të pësojë fatin e të njëjtës linjë që ai ndoqi edhe fiks një vit më parë, para se të zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme në Kavajë. Edhe atëhere lideri që nuk bën kompromis me ligjin tha se PD-ja që kërcënonte me shkatërrim të ditës së zgjedhjeve, me vjedhje të kutive dhe moslejimin e njerzve për të votuar do të merrte përgjigjen e merituar. Por kur erdhi dita e provës gjenerale kush qe përgjigjja e Ramës: Ai i dha urdhër kandidatit të tij të tërhiqej nga gara dhe zgjedhjet nuk u zhvilluan. Që prej asaj ditë të paktë janë ata që e kanë nxjerrë mësimin:

1-grabitësit ndalohen vetëm me dhunë

2- Ata që janë nisur për të vjedhur nuk kanë kohë për të humbur me sherre.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Mesazhet që vijnë nga Kukësi

Nga Astrit Patozi Ajo që ndodhi sot në Kukës, me protestën ndaj tarifës për “Rrugën e Kombit”, është në radhë të parë një mesazh i qartë për “timonierin” e v...

16:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI