Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Rusia: Perëndimi kërkon të anulojnë Kampionatin Botëror të futbollit

Lapsi.al 1 April 2018
Rusia: Perëndimi kërkon të anulojnë Kampionatin Botëror

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova akuzoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të ndalojnë zhvillimin e Kupës së Botës në Rusi.

Ky qëndrim vjen pas situatës së tensionuar të krijuar mes Moskës dhe Perëndimit, pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani, për të cilën Londra akuzon Kremlinin.

“Kam përshtypjen se atyre ju intereson ta heqin Kampionatin Botëror nga Rusia. Ata do të përdorin çdo mënyrë. Mendja e tyre punon vetëm që topi i futbollit të mos prekë fushën e blertë ruse.” - u shpreh Zakharova në një intervistë të gjatë për një stacion televiziv vendas.

Prej thuajse një muaji, Mbretëria e Bashkuar është përpjekur të ndëshkojë Rusinë, të cilën e sheh si përgjegjëse të helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, edhe pse Moska e ka kundërshtuar me forcë diçka të tillë.

Përveç përjashtimit nga vendi të 23 diplomatëve rusë, pjesë e përgjigjes së Britanisë ndaj Kremlinit, do të jetë mungesa e familjes mbretërore nga ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror të futbollit që fillon në muajin qershor.

Të këshilluara

Kapen 630 kilogram drogë në Orikum 

Para pak minutash Policia e Vlorës kapi një ngarkesë me plot 630 kilogram kanabis sativa në Orikum. Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se sasia e madhe e drogë...

15:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI