Flash

Aktorët i bashkohen protestës te Drejtoria e Policisë: Të largohet Rama!

Lapsi.al 2 April 2018
Aktorët i bashkohen protestës te Drejtoria e Policisë: Të

Aktorët e Teatrit Kombëtar i janë bashkuar sot në mbrëmje protestës së banorëve të Kukësit që kërkojnë lirimin e familjarëve të tyre. Ata janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë, aty ku qëndrojnë prej 24 orësh protestues të tjerë dhe kanë kërkuar largimin e Edi Ramës. Aktori Arben Derhemi u shpreh se shqiptarët kanë sot një kryeministër të papërgjegjshëm.

"Arsyeja pse i jemi bashkuar kësaj proteste është një vetme. Shqiptarët kanë një problem të madh, një kryeministër të papërgjegjshëm dhe një qeveri të papërgjegjshme. Nuk e kuptoj pse ka kaq pak njerëz këtu, tani duhet të ishte e gjithë Tirana këtu. Këtyre i dhemb shpirti për familjarët që ia kanë arrestuar pa të drejtë, dikujt i djeg shpirti për kullat që do ndërtohet diku. Një person po na mban varur të gjithë shqiptarët, ai është kryeministri Rama, i themi t’i vërë gishtin kokës, dhe të largohet. Sepse është një njeri pa personalitet. Në rast se këta njerëz ai i ka quajtur barbarë, këta njerëz që mbrojtën të gjithë shqiptarët, atëherë edhe unë jam barbar", tha Derhemi.

Më herët aktorët ishin mbledhur të protestonin vecmas përpara Teatrit Kombëtar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI