Flash

Letra e trishtë e gjetur brenda shishes në Vlorë: “Jam Landi po mbytemi, amanet fëmijët, lekët...”

Lapsi.al 2 April 2018
Letra e trishtë e gjetur brenda shishes në Vlorë: “Jam

Mesditën e sotme u gjet një varkë e braktisur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Dyshimet e para flasin për persona të mbytur, ndërsa më vonë mjeti lundrues është nxjerrë nga dallgët në bregun e detit.

Brenda varkës është gjetur edhe një letër që ngre dyshime të forta për këtë pistë. “Unë jam Landi, po mbytemi. Nuk kam më kohë. Nënë Jorgjia të kujdeset për fëmijët. Lekët i keni tek pllakat e fundit të banjos”,- shkruhet në letër.

Policia e Vlorës po heton për të bërë të mundur identifikimin emrave të mundshëm të gjetur në letër. Por gjithashtu kjo histori mund të lidhet edhe me personin tjetër Santo Ymeraj, që u zhduk ditën e enjte teksa përpiqej të lundronte drejt Italisë. Kjo për faktin se të dy personat mund të jenë zhdukur në të njëjtën ditë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI