Flash

Paralajmërimi i Bashës nga Shkodra: Ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet deri sa tirania e krimit të rrëzohet

Lapsi.al 2 April 2018
Paralajmërimi i Bashës nga Shkodra: Ajo që nisi në

Nga ceremonia e përkujtimit të 2 Prillit të vitit 1991 në Shkodër, kreu i PD Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama pas protestës së dhunshme të së shtunës në Rrugën e Kombit.

“I them sot nga Shkodra se i ka bërë hesapet gabim, i them sot se ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet dhe s’ka për të ndalur deri sa tirania e krimit të rrëzohet.

S’ka rrugë tjetër për ta larguar te keqen përveçse përballjes me të. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen. Së bashku me Kukësin do e sprapsim atë. Le të jetë një fillim i mbarë i pranverës që po vjen. Zotohem dhe i ftoj të zotohemi të gjithë së bashku në këtë altar të lirisë sot se gjithë ca kemi denoncuar si opozite as do i falim as nuk do i harrojmë kur te vijojë ora e përgjegjësisë se pushtetit. S’do falim askënd që ka vjedhur dhe grabitur, s’do ketë pushtetar, nga kryeministri deri te punonjësit e thjeshte te administratës që s’do japë llogari për vjedhjet e grabitjet që i janë bërë vendit, kushtetutës dhe ligjit” – tha Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI