Flash

Shpresa e protestuesve kuksianë, Arta Marku do marrë vendim si pukjane

Lapsi.al 2 April 2018
Shpresa e protestuesve kuksianë, Arta Marku do marrë vendim si pukjane

I pari që i kujtoi Arta Markut të shkuarën e saj ishte Lulzim Basha, që nga foltorja e Partisë Demokratike u shpreh “I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, e cila ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të lirisë së qytetarëve, që të ndalë menjëherë së vepruari si hetuesi politike në shërbim të Edi Ramës”.

Por ideja se Arta Marku do të ndikohet nga e shkuara e saj për arrestimet ekziston edhe mes të afërmve të të arrestuarve nga Kukësi që qëndrojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Duke folur për mediat disa prej tyre i kujtuan Arta Markut origjinën e saj.

“Arta Marku! Meqënëse je edhe vajzë pukjane mos ec me fjalët e Edi Ramës, por liroji të arrestuarit” tha një prej protestuesve para policisë së Tiranës, që gjeti mbështetje edhe në thirrjet e tjera publike që u bënë në protestë.

Rruga pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë është e bllokuar. Bashkë me të afërmit e të arrestuarve janë bashkuar edhe deputetë të PD-së dhe simpatizantë të opozitës.

Ndërkohë në ambjentet e policisë, të arrestuarit po merren në pyetje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI