Flash

Ekstradimi i 6 shtetasve turq nga Kosova, SHBA mbështet hetimet e nisur me këtë rast

Lapsi.al 3 April 2018
Ekstradimi i 6 shtetasve turq nga Kosova, SHBA mbështet hetimet e nisur me

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja është e inkurajuar për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor. 'Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit, - tha zëdhënësi, - janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike.

"Për pyetje të tjera mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë" ka thënë tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Të enjten që shkoi shërbimi sekret turk i ndihmuar nga autoritetet e Kosovës ka rrëmbyer 6 shtetas turq duke i dërguar në Turqi për t'i përballur me procese gjyqësore pasi regjimi i Erdogan ata i konsideron terroristë.

Operacioni ka shkaktuar përplasje ndërmjet Presidentit të Turqisë dhe Kryeministrit të Kosovës pasi Haradinaj shkarkoi zyrtarët e përfshirë në këtë aferë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI