Flash

Taksa për Rrugën e Kombit/ Deputetja e PS e pranon: Është e pa përballueshme për qytetarët

Lapsi.al 3 April 2018
Taksa për Rrugën e Kombit/ Deputetja e PS e pranon: Është e

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati pranoi publikisht se taksa për Rrugën e Kombit është e papërballueshme nga qytetarët. Deklarata në fjalë u bë në emisionin “Opinion”, teksa i përgjigjej pyetjes së kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Bashkim Shehu: Lëre deputeten, ju si qytetare jeni dakord që një qytetar i Shqipërisë e ka sot gjendjen ekonomike të paguaj 600 lekë për një kalim?

Ferhati: Jam shumë dakord që nuk i ka mundësitë. Por janë parashikuar lehtësuar për qytetarët. Por kontrata parashikon lehtësira dhe janë ato para që kocensionari ua jep juve që ju të ulni këto probleme. Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë. Qytetarët hodhën gurë dhe nisën të shkatërronin pajisjet e koncensionarit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Ndërkohë shumë prej protestuesve pretendojnë se janë dhunuar nga policia. Bilanci i kësaj proteste u mbyll me 14 policë të lënduar si dhe 23 protestues të arrestuar, ndërsa 13 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI