Flash

Kryemadhi pas incidenteve me protestuesit paralajmëron Ramën: Beteja sapo ka nisur

Lapsi.al 4 April 2018
Kryemadhi pas incidenteve me protestuesit paralajmëron Ramën: Beteja

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Gjykatën e Tiranës, ku do jepet edhe masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Kryemadhi ka sulmuar Ramën, ndërsa paralajmëroi se beteja sapo ka nisur.

"Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet. Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve. Asgjë nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre! As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit. Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre. BETEJA SAPO KA FILLUAR!" - shkruan Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI