Flash

Edi Rama tregon kush janë “alpinët” nga veriu që trashëguan toka në bregdet

Lapsi.al 5 April 2018
Edi Rama tregon kush janë “alpinët” nga veriu që

Disa vite më parë gjatë një vizite në fshatrat e Bregut në jug të vendit, Edi Rama foli për disa pronarë nga veriu, që kishin trashëguar toka në bregdet. Por etiketimet asokohe u thanë me tone raciste ndaj veriorëve.

Rama i quajti “alpinë” duke ironizuar me fjalët “detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”.

Duke marrë shkas nga interpretimet që i janë bërë vendosjes së taksës në rrugën e Kombit dhe që penalizon qytetarët në veri të vendit, Edi Rama risolli në kujtesë fjalët që kishte thënë. Rama tha se kishte pasur në mendje familjen e ish kryeministrit Sali Berisha.

"Unë nuk jam i pagabueshëm dhe me thënë të drejtën e kam të vështirë që të hesht dhe të mos reagoj përpara budallallëkut dhe injorancës dhe kur kto bashkohen bashkë është kulmi. Mbase ndonjëherë mund të them diçka më shumë se ç'duhet, por kurrë asnjëherë nuk kam parasysh asnjë njeri të zakonshëm, që nga Tropoja deri në Konispol. Kurrë! Kurrë! Faji im, që kur thashë "alpinët", nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmoni dhe Dermoni që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit. Faji im! Thashë "alpinë", sipas meje një mënyrë ironike për t'i rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë dhe ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman: Drejtësinë! Nuk po e zgjas më tutje për ta, por të jeni të bindur të shikoni në dritën e diellit se çfarë i shtyn ata të dalin atje, të nxisin zjarr e kaos. Çfarë e shtyn Lala Gjonin dhe Maçokun me çizme!" u shpreh Rama në parlament. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI