Flash

Policia aksion në portin e Durrësit, prangoset një doganier dhe 4 persona të tjerë

Lapsi.al 9 April 2018
Policia aksion në portin e Durrësit, prangoset një doganier dhe 4

Policia Kufitare e Portit të Durrësit gjatë 12 orëve të fundit ka evidentuar dhe goditur katër raste të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.

Nga ky aksion janë proceduar penalisht 5 shtetas, ndër ta një doganier për “Shpërdorim detyre”, konkretisht:

Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi në P K K Port, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.

Shtetasi R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volkswagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI