Flash

Aksidentohet autobusi në Qafën e Koshovicës, plagoset një pasagjere

Lapsi.al 9 November 2026

Aksidentohet autobusi në Qafën e Koshovicës, plagoset një

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Levan, në Qafën e Koshovicës, ku është përfshirë një autobus i linjës Fier-Ferras, me më shumë se 15 udhëtarë në bord. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një grua, e cila udhëtonte si pasagjere në autobus. Sipas të dhënave paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të jetë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës, të cilat kanë transportuar të plagosurën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI