Flash

"Freedom House" i përgjigjet Metës: Lexoje raportin deri në fund

Lapsi.al 11 April 2018
"Freedom House" i përgjigjet Metës: Lexoje raportin deri

Freedom House reagoi pas komenteve të bëra nga Presidenti i Republikës Ilir Meta rreth raportit të publikuar nga organizata. Në reagim për “Zërin e Amerikës”, Drejtori i Komunikimit në këtë organizatë, Robert Ruby thotë:

“Ne inkurajojmë të gjitha palët ta lexojnë të gjithë raportin, i cili përfshin shqetësime të hollësishme rreth korrupsionit dhe kapjes së shtetit në Shqipëri mes aktorëve të shumtë në sferën politike, rreth përparimit të ngadalshëm në krijimin e institucioneve të nevojshme për luftën kundër korrupsionit dhe rreth një kornize të pamjaftueshme për të siguruar pavarësinë e këtyre institucioneve. Freedom House është një institucion jopartiak dhe konkluzionet e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë.”

Në raportin e saj vjetor, organizata thoshte se lufta kundër korrupsionit mori një goditje me zgjedhjen e zotit Meta në krye të vendit me votat e Partisë Socialiste. Më herët zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shprehu keqardhje, duke thënë se raporti i Freedom House është keqpërdorur “në funksion të axhendave të njëanshme politike në Shqipëri”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI