Flash

Lubonja: Brukseli e di gjendjen e Shqipërisë, por justifikohet...

Lapsi.al 19 April 2018
Lubonja: Brukseli e di gjendjen e Shqipërisë, por justifikohet...

Analisti Fatos Lubonja është i drejtpërdrejtë kur komenton lajmin e dhënies së rekomandimit nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në një reagim në Neës24, ai thotë se negociatat nuk janë hyrje në Evropë.

“Edhe sikur të ndodhte ndonjë mrekulli, të hysh në Evropë si një qytetar i dorës së fundit... E vetmja e mirë që ka kjo “hyrja në Evropë”, është se bën propagandë qeveria për të gënjyer shqiptarët. Kur hyjmë në NATO u bë sikur u bë nami, por jemi në këtë gjendje. Edhe heqja e vizave, u përdor për të ikur njerëzit nga Shqipëria më lehtë”.

Lubonja vëren se raporti pozitiv i Brukselit bëhet me qëllim për të justifikuar propozimin e bërë.

“Brukseli, jo se nuk e di gjendjen, por i duhet ta justifikojë këtë propozim për arsye që ky është inkurajim për projektin evropian që është në kërcënim nga nacionalizmat në vendet kryesore, në vendet e tjera, si Rusia që në një Ballkan mund të fusë “putrën” e saj më kollaj. Këto arsye duhen justifikuar edhe me një raport që flet për gjëra pozitive.

Reforma në drejtësi, unë ngulmoj se është një dështim total, ka krijuar kaos në drejtësi dhe është kapje nga një palë e vetme, sikurse ka qenë dhe më parë e kapur, ka qenë e korruptuar po asgjë nuk garanton që s’do jetë më e korruptuar” – thotë Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI