Flash

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë

Lapsi.al 8 November 2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Sipas Policisë, protestuesit kundërshtuan efektivët, i goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash.

Në kuadër të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, janë arrestuar katër shtetas, konkretisht Kevin Ndrevataj, 24 vjeç, Muhamet Karaj 19 vjeç, Blerdjan Murati 19 vjeç dhe Zef Nika 34 vjeç. Ndërkohë, shtatë persona të tjerë janë proceduar penalisht.

Gjatë kontrolleve fizike, njërit prej të arrestuarve, K. N., iu gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe një send metalik shpues. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij u sekuestruan një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera metalike. 

Policia njoftoi gjithashtu se janë sekuestruar mjete që dyshohet se janë përdorur për hedhjen e gurëve dhe sende të tjera të përdorura gjatë akteve të dhunës.

Gjoba 500 mijë lekë për protestuesin e maskuar

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, autoritetet kanë vendosur gjithsej 12 masa administrative për kundërvajtjet e konstatuara gjatë tubimit.

Njëra prej masave administrative, në vlerën 500 000 lekë, është vendosur ndaj një shtetasi, i cili, i maskuar me kapuç, ka kryer veprime të dhunshme, duke goditur me gurë në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, punonjësit e Policisë i kishin bërë disa thirrje për të ndërprerë veprimet e dhunshme dhe për t’u shpërndarë, por ai nuk u ishte bindur urdhrave. Policia dhe Prokuroria bëjnë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI