Flash

Aksident tragjik në Kroaci, autobusi me përmbyset në autostradë, dy të vdekur dhe 33 të plagosur

Lapsi.al 8 November 2026

Aksident tragjik në Kroaci, autobusi me përmbyset në

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në Kroaci, ku një autobus u përplas me barrierën e sigurisë dhe u përmbys në autostradë.

Media kroate HRT, ka publikuar informacione nga policia dhe ekipet e emergjencës ku thuhet se autobusi, i cili ishte i mbushur me pasagjerë dhe po udhëtonte drejt Zagrebit, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, duke përfunduar i përmbysur.

Komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, bëri të ditur se rreth 33 persona kanë mbetur të plagosur, gjashtë prej të cilëve në gjendje të rëndë. 

Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy drejtues mjeti. Sipas informacioneve paraprake, autobusi kishte targa serbe.

Autoritetet kroate kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI