Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vrasja në Kamzë, policia jep 500 mijë lekë për çdo informacion

Lapsi.al 25 April 2018
Vrasja në Kamzë, policia jep 500 mijë lekë për

Policia e Tiranës njoftoi se pas vrasjes së 52-vjeçarit Agim Buci dhe plagosjes së bashkëshortes së tij Merita Buci në dyqanin e tyre në Kamzë janë shoqëruar deri tani 13 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Policia thotë se vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale te vlefshme si dhe vë në dispozicion 500 mijë lekë të reja për cilindo qe jep informacion te vlefshëm. “Per cdo informacion qe do sherbeje per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Makina përplas për vdekje 18-vjeçarin

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, ku raportohet se një makinë ka përplasur për vdekje një të ri vetëm 18 vjeç. Raportohet se i ri...

19:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI