Flash

Polonia e Senegali vendosin në fushë krenarinë për lavdinë e dikurshme

Lapsi.al 19 June 2018
Polonia e Senegali vendosin në fushë krenarinë për

Grupi H është ndoshta më i balancuari në Kupën e Botës dhe të gjitha skuadrat kërkojnë të bëjnë start pozitiv në turneun në Rusi. Shumë pak gjëra i ndajnë kualitetet e skuadrave, e ndoshta për këtë fakt si Polonia ashtu dhe Senegali shpresojnë të fitojnë në Spartak Stadium, kur formacionet të zbresin në fushë në orën 17.00.

Polonia nuk ka kaluar përtej fazës së grupeve në një Kupë Bote që nga 1986, me pozicionimin e tyre më të mirë historik vendi i tretë në 1974 dhe 1982. Ka bërë vetëm një prezantim në Botëror, 16 vjet më parë, por mbahet mend mirë. Senegali i surprizoi të gjithë duke arritur në cerekfinale, gjë që skuadra e teknikut Aliou Cisse shpreson shumë ta përsërisë në Rusi.

Lewandowski, njeriu-gol i polakëve..

Polonia i ka besuar gjithcka shënuesit të tyre më të mirë në të gjitha kohërat Robert Lewandowski. Sulmuesi i Bayern Mynih e ka udhëhequr skuadrën drejt finaleve në Rusi e është pika e referimit edhe për të kaluar përmes fazës së grupeve. Shumë prej anëtarëve të Kombëtares polake kanë mbetur të njëjtë vitet e fundit, me trion Blaszczykoëski-Zielinski-Grosicki që duhet të jenë mbështetja kryesore për qendërsulmuesin Lewandowski.

Kujdes nga Mane...

Diamanti i këtij Senegali premtues është sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane, që ka shënuar 20 gola në 44 prezencat e tij në të gjitha kompeticionet me klubin anglez. Afrikanët i besojnë shumë treshes që luan në Premier League, Ndiaye-Kouyate-Gueyeuar një mesfushë solide, që garanton koperturë edhe për mbrojtjen, ku lideri i padiskutueshëm është qendra e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Të këshilluara

Kolumbi-Japoni, një histori që përsëritet

Kolombia u imponua 4-1ndaj Japonisë katër vjet më parë, në Botërorin Brazil 2014 e për të dytin edicion rradhazi të Kupës së Botës amerikano-latinët gjejnë kund...

09:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI