Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vidal i Interit, mbetet vetëm zyrtarizimi

Lapsi.al 31 July 2018
Vidal i Interit, mbetet vetëm zyrtarizimi

Bayern Mynih dorëzohet para propozimit të Inter. Arturo Vidal do të mbërrijë tek zikaltrit me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej 20 milionë euro. Kjo është edhe lëvizja e dytë e paralajmëruar nga Spalletti, pas marrëveshjes me Atletico Madrid për Sime Vrsaljko.

Pikërisht negociatat për mesfushorin kilian është përshpjetuar ndjeshëm. Siaps “Gazzetta dello Sport”, Arturo Vidal nuk ka qenë kurrë kaq afër Inter-it. Bayern Munich i ka hapur rrugë kushteve të zikaltërve, më saktë ndaj të kërkesës për huazim me të drejtën e blerjes. Sigurisht një shifër ndjeshëm më e vogël nga 30 milionë eurot e kërkuara nga bavarezët deri pak orë më parë.

Kostoja e transaksionit varion nga 18 deri në 20 milionë euro, në varësi të shifrës që Inter do të dojë të vendosë menjëherë në pjatë për huanë. Sigurisht një shifër shumë më pak se 30 kërkuar nga bavarezët deri disa orë më parë. Ndër të tjera, nevojitet një hap i rëndësishëm teknik: ish-lojtarit të Juventus do t’i duhet të përfitojë nga opsioni i njëanshëm që i lejon atij të zgjasë kontratën me Bayernin deri në vitin 2020, në mënyrë që të mund të realizojë huazimin me të drejtën e riblerjes me zikaltrit.

Kostoja e operacionit varion nga 18 deri në 20 milionë euro, por do të duhet edhe një kalim i rëndësishëm teknik: ish-lojtari i Juventus duhet të

Tjetër detaj befasues vetëm disa ditë më parë: mesfushori do të firmosë një kontratë trevjeçare për 4,5 milionë euro, shumë më pak krahasuar me shifrën që Vidal merr te Bayern.

Për Sime Vrsaljo ndërkohë është gjithçka e vednosur. Kujtojmë modalitetet dhe shifrat e operacionit: huazim me kosto prej 6,5 milionë euro me të drejtën e blerjes të fiskuar për 17.5. Lojtari kroat duhet të kryejë vizitat mjekësore të mërkurën, për t’u nisur sërish më pas për disa ditë të tjera pushimesh.

Ndërkohë Inter, siç raporton “Sky Sport”, është takuar edhe me Chelsea për shitjen e Matias Vecino. Maurizio Sarri është i vendosur për ta patur mesfushorin uruguaian, i cili gjithashtu dëshiron të largohet nga zikaltrit për shkak të konkurrencës. Çmimi i kartonit të lojtarit është fiksuar në 36 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI