Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Një bandë hajdutësh vjedhin kurorën mbretërore në Suedi

Lapsi.al 1 August 2018
Një bandë hajdutësh vjedhin kurorën mbretërore në

Një bandë hajdutësh kanë vjedhur dy kurora dhe një rruzull nga koleksioni i familjes mbretërore të Suedisë, duke arritur madje të arratisen me një motobarkë pas plaçkitjes.

“Artefaktet e paçmueshme u rrëmbyen nga një katedrale në Strangnas, rreth një orë larg periferisë perëndimore të kryeqytetit Stockholm, gjatë orëve të drekës së të martës”, ka deklaruar policia.

Grabitësit thyen xhamin e qelqtë, ku ruheshin dy kurorat dhe rruzulli që prej shekullit të XVII, sende të Mbretit Karl IX dhe bashkëshortes së tij, Mbretëreshës Kristina. Më pas, ata u arratisën me një motobarkë që i priste vetëm disa qindra metra më tej, në liqenin Malaren, i treti më i madh i Suedisë.

Deri më tani nuk është arrestuar askush, ndërsa nuk është identifikuar as edhe një i dyshuar i mundshëm, por policia ka vendosur të publikojë rastin e vjedhjes në mënyrë që të mund të rikuperojë artefaktet e vyera.

“Duam të përhapim informacionin dhe fotot e këtyre sendeve, në mënyrë që të mund të identifikohen si objekte të vjedhura”, tha zëdhënësi i policisë Thomas Agnevik.

Mbreti Karl IX ndërroi jetë në vitin 1611, ndërsa Mbretëresha Kristina në vitin 1625. Sendet janë aq të paçmueshme, saqë policia beson se vështirë të mund të shiten në treg të hapur.

“Ajo që ndodh zakonisht me të tilla objekte është se, herët a vonë ato do të rikuperohen. Kjo, për shkak se janë shumë të paktë ata njerëz, të cilët janë gati të zotërojnë të tilla sende me vlerë. Kemi shumë shpresë se do të mund t’i marrim mbrapsht ato”, tha Agnevik.

Të këshilluara

Grabitet reperi French Montana

Mëngjesin e së martës dy persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e reperit të njohur French Montana. Sipas TMZ, gjatë momentit që grabitësit kanë hyrë në ...

12:45

Ndahet nga jeta reperi amerikan

“Lost it” është një këngë e cila u kthye në hit menjëherë. Por së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se  reperi Rich The Kid  është ndarë nga jeta. Pak orë ...

11:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI