Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Mourinho pranë shkarkimit, United preferon Zidane,

Lapsi.al 2 August 2018
Mourinho pranë shkarkimit, United preferon Zidane,

Manchester United duket se po përgatit një prej operacioneve më të rëndësishme dhe hipoteza është: ikën Mourinho e vjen Zidane. Special One është tashmë prej disa javësh në konfkikt të hapur me drejtuesit e Djajve të Kuq që kontestojnë portugezin për sjelljen në javët e para të fazës përgatitore. Media angleze pretendon se Mourinho është fare pranë shkarkimit, tani më shumë se kurrë për një motiv të qartë: mbi portugezi është hija e Zinedine Zidane që është gati të kthehet në një pankinë pas eksperiencës me Real Madrid.

Mbi teknikun rëndojnë kritikat nga lojtarë si Martial e Valencia, të kthyer me vonesë nga pushimet ose në gjendje të keqe fizike, pa harruar ankesat e shumta për merkaton të bërë deri tani nga klubi anglez. "Kam dorëzuar një listë prej 5 objektivash dhe nuk erdhi asnjëri. Doja të paktën dy, por sikur të mbërrinte një” ishin fjalët e portugezit për merkaton e Djajve të Kuq që nuk u pëlqyen aspak në ishill. Mundësia e largimit të Mourinhos përpara fillimit të kampionatit janë të larta: në vend të parë për ta zëvvendësuar klubi ka vënë kandidaturën e Zinedine Zidane që vjen nga një eksperiencë më shumë se e suksesshme me Real Madrid. Për ‘Sun’, francezi është i preferuari i pronarëve të Manchester United që po mendojnë përmbysjen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI