Flash

Londër/ Shpërthen bomba e luftës së dytë botërore

Lapsi.al 27 May 2019
Londër/ Shpërthen bomba e luftës së dytë botërore

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer në rrugët e Londrës në Angli. Prej shpërthimit disa makina janë shkatërruar, ka patur dëme edhe në disa shtëpi e rrugë.

Gjithë skena duket sikur ka ndodhur një fatkeqësi. Banorët nuk mund ta besonin se ky kaos kishte ndodhur vetëm për shkak të një bombe të pakontrolluar. Ekspertët e ushtrisë u thirrën pasi bomba gjermane u zbulua në një ndërtesë në Kingston, në jug-perëndim të Londrës, të enjten. Rreth 1,500 banorë janë evakuuar.

Një banor shkroi në “Twitter”: “Ishte një shpërthim i fuqishëm që ngjante si një gjëmim. Disa persona të tjerë thanë se ajo që kishin përjetuar ishte si një apokalips. Keeley Malone, 21 vjeç, tha: “Njerëzit qanin nëpër rrugë, nuk doja ta shikoja atë skenë në të vërtetë. Nga ajo që pashë dje ishte e tmerrshme. Shumica e dritareve të shtëpisë poshtë rrugës u thyen. Kishte rërë kudo”.

Ndërsa kryeinspektori Sally Benatar tha: “Çështja e shpërthimit të kësaj pajisjeje është marrë me seriozitet të lartë dhe dëshiroj të falënderoj ushtrinë dhe shërbimet e tjera emergjente për ndihmën dhe mbështetjen e tyre”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI