Flash

Padia/ A i shiti kompania belge kimikate regjimit të Asadit?

Lapsi.al 4 June 2019
Padia/ A i shiti kompania belge kimikate regjimit të Asadit?

Tre organizata ndërkombëtare të shoqërisë civile kanë ngritur padi ndaj kompanisë më të madhe kimike në Belgjikë me pretendimin se “i ka shitur regjimit të Bashar al-Asadit përbërës kimikë të cilët mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike”. 

Sipas lajmeve në median belge tre organizata ndërkombëtare të shoqërisë civile, Open Society Justice Initiative, TRIAL International dhe Syrian Archive kanë ngritur padi ndaj kompanisë BASF Anvers NV e cila është dega belge e kompanisë BASF me qendër në Gjermani. Në padi pretendohet se kompania “i ka shitur regjimit të Asadit duke anashkaluar sanksionet e Bashkimit Evropian që ndalojnë shitjen e disa kimikateve për Sirinë”. 

Në padinë e tyre nga institucionet në fjalë u kërkua të zbulohet nëse kimikatet e eksportuara në Siri nga BASF Antwerp NV në vitin 2014 janë përdorur apo jo në sulmet kimike të regjimit të Asadit.

Montse Ferrer, nga TRIAL International në një deklaratë tha se “Ka prova të mjaftueshme për të nisur hetimin. Ne shpresojmë që prokurorët të sqarojnë pse janë eksportuar në Siri komponentët kimikë me qëllim të dyfishtë prodhim evropian”. 

Përbërësit kimikë me qëllim të dyfishtë mund të përdoren si në prodhimin e ilaçeve ashtu edhe në prodhimin e armëve kimike toksike. BE-ja paraqet kushtin për leje për eksportin e komponentëve kimikë me qëllim të dyfishtë në Siri.

Organizatat e shoqërisë civile theksojnë se këto përbërje kimike janë eksportuar nga BASF Antwerp NV pa asnjë leje nga autoritetet përkatëse.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka raportuar se regjimi i Asadit ka përdorur të paktën 217 herë armë kimike që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011 në Siri. Në këto sulme kanë vdekur qindra persona, përfshirë në mesin e tyre edhe fëmijë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI