Flash

Rusia-Trumpit: Nuk i tërheqim trupat nga Venezuela

Lapsi.al 4 June 2019
Rusia-Trumpit: Nuk i tërheqim trupat nga Venezuela

Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” shkruan se deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Rusia ka hequr dorë nga fuqia ushtarake në Venezuelë, janë të pavërteta.

Sipas agjencisë së lajmeve në fjalë, Rusia e vazhdon bashkëpunimin ushtarak me Venezuelën. Një tërheqje e plotë e specialistëve ushtarakë të Rusisë nga Venezuela do të ishte një goditje ndaj presidentit socialist Nicolas Maduro, i cili e konsideron Moskën si një aleat të ngushtë.

Trump ka postuar një mesazh në Twitter të hënën në lidhje me tërheqjen e pohuar të Rusisë gjatë një vizite shtetërore në Londër, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Interfax përmendi një burim të paidentifikuar në Karakas për të thënë se Rusia po vazhdonte të mbështeste Venezuelën nëpërmjet një programi të gjatë të ndihmës teknike ushtarake.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI