Flash

Deklarata e bujshme e Thaçit për "La Vanguardia": Kosova nuk është Katalonja, Spanja nuk është Serbi

Lapsi.al 15 June 2019
Deklarata e bujshme e Thaçit për "La Vanguardia": Kosova

Në një intervistë të dhënë për një prej të përditshmeve spanjolle me tirazhin më të lartë, “La Vanguardia”, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendi që përfaqëson përbën një rast unik, të pakrahasueshëm me asnjë shtet të botës, në drejtim të rrugëtimit që ka kryer drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Rasti i Kosovës është i veçantë. Në Kosovë ka pasur spastrim etnik dhe gjenocid nga ana e sundimit të Sllobodan Milloshevicit. Spanja nuk është Serbi, nuk është e qeverisur nga Sllobodan Millosheviçi, e as Katalonja nuk është Kosova”, ka theksuar Thaçi në intervistën dhënë për “La Vanguardian”, që ka bërë jehonë të madhe në Spanjë.

Presidenti Thaçi e ka ftuar sërish Spanjën që të njohë pavarësinë Kosovë, duke iu referuar përpjekjeve të vendit për të një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse që do të normalizonte marrëdhëniet dypalëshe dhe do të rivendoste dialogun me Serbinë. Sipas Thaçit, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë i pakushtëzuar, për arsye se “tarifat janë një vendim i një shteti sovran, janë të drejta, të ligjshme, nuk do të hiqen dhe duhet të respektohen”.

Thaçi i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë në një mënyrë të unifikuar dhe të koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI