Flash

Fjalimi i parë si kryeministër në Westminster, Johnson bën premtimin për emigrantët

Lapsi.al 26 July 2019
Fjalimi i parë si kryeministër në Westminster, Johnson bën

Në fjalimin e tij të parë në cilësinë e pasuesit të kryeministres së dorëhequr, Theresa May, Boris Johnson është zotuar se do të vërë në zbatim një formë të re aministie, prej të cilës përfitojnë afro 500 mijë emigrantë të jashtëligjshëm që jetojnë në hapësirën e Britanisë së Madhe.

Thënë këtë, Johnson hodhi poshtë planin e emigracionit të May-it, duke vënë theksin tek vështirësitë e dëbimit masiv të emigrantëve, të cilët “jetojnë dhe punojnë prej vitesh pa qenë të përfshirë në aktivitete kriminale”.

Kreu i porsazgjedhur i konservatorëve në kohën kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Londrës, ka përkrahuar fuqimisht idenë e amnistisë për emigrantët ilegalë që nuk gjeti mbështetjen e nevojshme pasi u bë pjesë e kabinetit të May. Sipas Johnson, kushdo që ka jetuar në epiqendrën e jetës politike dhe shoqërore britanikë (Londër) për më shumë se pesë vjet dhe që dëshmon “angazhimin e tij/saj ndaj shoqërisë britanike”, i duhet dhënë e drejta e qëndrimit, me qëllim që të paguajnë taksat.

Nëse kjo nismë e Johnson për një amnisti do të aplikohet, shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në mënyrë ilegale në Britani, do të pajisen me një leje qendrimi.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI