Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Vuçiç pranon dështimin e planit për shkëmbimet territoriale me Kosovën

Lapsi.al 23 August 2019
Vuçiç pranon dështimin e planit për shkëmbimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur për “Zërin e Amerikës” se SHBA-të kanë arritur rezultatin e dëshiruar në lidhje me Kosovën që prej vitit 2008, me shpalljen e pavarësisë pas tutelimit shumëvjeçartë vendit, raporton “Tanjug”.

Atëkohë, pas mëvetësimit, qeveria serbe lëshoi ​​vetëm një deklaratë. Kur u pyet për rezultatin përfundimtar të dialogut Beograd-Prishtinë, Vuçiç kujtoi propozimin për demarkacionin, të parë me skepticizëm dhe të refuzuar nga komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria dhe disa politikanë serbë, që sipas tij janë në grup “të gatshëm të mbështesin interesat shqiptare, jo ato serbe”.

“BE, posaçërisht Gjermania, është kundër demarkacionit, ndërsa SHBA-të janë të hapura dhe nuk janë të interesuara se në çfarë konsiston marrëveshja. Këto fuqi janë të pakënaqura me idenë e këmbimit të territoreve, sepse e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që presin për arritjen e njohjes së ndërsjelltë”, theksoi kreu i shtetit Serb për “Zërin eAmerikës” duke shtuar se  raporti i Serbisë me SHBA-të është më i vështirë krahasuar me vendet e tjera, për shkak të qendrimeve të ndryshme lidhur me mundësitë për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe rikthimin e dialogut mes vendeve.

Vuçiç shprehu mospëlqim për të folur mbi rezultatin përfundimtar të bisedimeve, sepse “serbët do të dëshironin t’i linin negociatat”.

Ai gjithashtu deklaroi se në harkun e 6-7 vjetët e fundit, është mbrujtur një forcë të re në Serbi “të cilën disa po përpiqen ta shpjegojnë si prani të disa interesave në Serbi për Kosovën”.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI