Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Këto janë qytetet më të mira në botë për të jetuar, renditja

Lapsi.al 4 September 2019
Këto janë qytetet më të mira në botë për

Vjena mbetet qyteti më i mirë për të jetuar prej 140 qyteteve të renditura nga revista “The Economist”. Pasi zhvendosi Melburnin, nga vendi i parë më 2018, duke i dhënë fund një rekordi prej shtatë vitesh radhazi, Vjena ruajti pozicionin e saj në krye të sondazhit edhe në vitin 2019.

Dy qytete të tjera australiane shfaqen në dhjetëshen e parë: Sidnej (në të tretin) dhe Adelaide (e dhjeta), ndërsa vetëm një qytet tjetër evropian, Kopenhaga në Danimarkë renditet i nënti.

Qytetet e tjera më të mira për të jetuar janë Osaka dhe Tokio në Japoni, si dhe Vankuver dhe Toronto në Kanada. Damasku në Sirinë e shkatërruar nga lufta mbeti qyteti i fundit për cilësinë e jetesës, duke u pasuar nga qyteti, Lagos në Nigeri dhe kryeqytetit i Bangladeshit, Daka.

Në mesin e 56 qyteteve që kanë regjistruar përmirësime në renditjen e përgjithshme, gjatë pesë viteve të fundit, është edhe Beogradi, kryeqyteti i Serbisë. Në 12 muajt e fundit, Beogradi ka kaluar nga vendi i 82 në të 77-in, si rezultat i përmirësimeve në infrastrukturë dhe kujdes shëndetësor.

Renditja e qyteteve për cilësinë më të mirë të jetesës, bëhet në bazë të parametrave si stabiliteti, kultura dhe mjedisi, si kategoritë më të rëndësishme. Më pas merren parasysh edhe kujdesi shëndetësor, infrastruktura dhe arsimi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI