Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Publikoi pjesë nga Bibla kundër homoseksualëve, deputetja finlandeze vihet nën hetim

Lapsi.al 6 September 2019
Publikoi pjesë nga Bibla kundër homoseksualëve, deputetja

Autoritetet finlandeze po hetojnë një deputete të krishterë dhe ish-ministre e brendshme pas postimit në Facebook të disa pasazheve nga Bibla, për të cilat policia thotë se mund të jenë një “sulm” ndaj komunitetit LGBT. Päivi Räsänen është deputete nga radhët e demokristianëve të krishterë dhe ka qenë ministre e Brendshme midis 2011 dhe 2015. Në qershor, ajo kritikoi Kishën Luteriane Ungjillore të Finlandës (ECLF) për pjesëmarrjen e saj në paradën e LGBT Pride të Helsinkit.

“Si përshtaten bazat mësimore të kishës dhe Bibla, me promovimin e mëkatit dhe turpit për krenari?” – shkroi Räsänen, së bashku me një foto të Biblës, ku shihen pasazhet 1: 24-27 nga Testamenti i Ri, i cili përshkruan homoseksualitetin si “mëkatar”, “të turpshëm” dhe “të panatyrshëm”.

Tani, policia ka hapur një hetim kundër saj me pretendimin e “nxitjes së urrejtjes kundër pakicave seksuale dhe gjinore“, – konfirmoi një zëdhënës për Helsinki Times. Vetë Räsänen tha që ajo nuk kishte frikë për veten, por ishte e shqetësuar që hetimi ka pasur një “efekt të ftohtë” për të krishterët në Finlandë.

“Duket se shumë të krishterë në vendin tim fshihen në dollap, tani që komuniteti LGBT ka dalë para publikut”, - tha politikania. Räsänen gjithashtu tha se qëllimi i saj nuk ishte të fyejë minoritarët seksual, por të kritikojë udhëheqjen e kishës, duke shtuar se ajo do të vazhdojë të ndajë vargje biblike dhe mësime të krishtera pavarësisht hetimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI