Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Shkaktoi 20 viktima, uragani "Dorian" niset drejt SHBA-ve

Lapsi.al 5 September 2019
Shkaktoi 20 viktima, uragani "Dorian" niset drejt SHBA-ve

Pasi shkaktoi 20 vdekje ne ishujt Bahamas dhe la pas një vazhdë shkatërrimesh, uragani Dorian, i forcuar sërish në stuhi të kategorisë 3, po i drejtohet Shteteve te Bashkuara.

Banorët nga Georgia deri në Virginia janë këshilluar të dëgjojnë më kujdes këshillat  e autoriteteve, ndërsa uragani po lëviz ngadalë drejt veriut. Mësohet se disa pjesë të Charleston-it, në Karolinën e Jugut janë përmbytur tashmë dhe situata po vjen duke u përkeqësuar.

Doriani u dobësua pasi preku tokën në Bahamas, por tani ka marrë hov sërish me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 185km/h.

Stuhia i goditi ishujt në 1 shtator me të gjithë forcën e saj. Shpejtësia e saj në atë rast mbërriti 298km/h, më e larta e regjistruar në kohën kur një uragan zbret në tokë. Për dy ditë rresht, ajo u lëshua mbi ishujt e Abacos dhe Grand Bahama, në very të Arkipelagut, kryeministri i të cilit e përkufizoi si njërën nga krizat më të mëdha kombëtare në të gjithë historinë e vendit.

Ai e bëri të qartë se bilanci i viktimave ka shumë mundësi të rritet edhe më tej. Komisioneri për Çështje Humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock, deklaroi se rreth 70,000 njerëz “kanë nevoja të menjëhershme për ndihmë” në Bahamas. Ndihmat urgjente përfshijnë strehimin, ujin e pijshëm, ushqimet dhe ilaçet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI