Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

“Dorian”, “Katrina”, “Irma”.../ A e dini kush i vendos emrat e uraganeve?

Lapsi.al 4 September 2019
“Dorian”, “Katrina”, “Irma”.../ A e dini

Uragani Dorian, goditi ishujt Bahamas tashmë si stuhi e kategorisë së rrezikshme 5, duke lënë pas të paktën 7 viktima dhe dëme katrastrofike. Sa herë ka ngjarje të tilla, ajo që ngacmon kureshtjen është emri i uraganit.

Organizata Meteorologjike Botërore e pagëzon me një emër të kuptueshëm dhe të shkurtër një stuhi të fuqishme e cila mund të jetë vdekjeprurëse për t’u mbajtur mend, por emri gjithashtu u lehtëson punën meteorologëve që ndjekin dhe studiojnë këto stuhi.

Emërtimi i stuhive ka nisur që në vitin 1953 dhe deri në vitin 1978, ato pagëzoheshin vetëm me emra grash sipas një rendi alfabetik. Por, organizata u detyrua të përfshijë edhe emrat e burrave për të shmangur përsëritjen e emërtimeve te stuhive.

Organizata Meteorologjike Botërore bën gati një listë të përvitshme ku emëron edhe stuhitë që do të godasin SHBA-të deri në vitin 2025. E deri atëherë amerikanët do të duhet të përgatiten për të përballur disa nga uraganët e pagëzuar me emrat Bill, Daniele, Emily, Leslie, Elsa, Umberto, Grace, etj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI