Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Qytetarët i zënë pritë Johnson-it: Negocio për Brexit-in, po luan me publikun

Lapsi.al 7 September 2019
Qytetarët i zënë pritë Johnson-it: Negocio për

Zgjatja e përmbylljes së procesit të Brexit-it, shkaktoi irritim tek britanikët që prej majit, kur ish-kryeministrja Theresa May, u detyrua të dorëhiqej pas rrëzimit për tri herë radhazi në Westminstër të marrëveshjes së negociuar prej saj më Brukselin.

Megjithatë, edhe pas zgjedhjes së kryeministrit të ri, Boris Johnson, situata në Britani vijon të jetë kaotike. Johnson u shtrëngua të njoftojë skenarin e zgjedhjeve të parakohshme, pasi një grup ligjvënësish sfiduan qëndrimin e tij për të përmbylluar daljen e Britanisë nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Por, rezistenca ndaj Johnson është hasur edhe në radhët e qytetarëve, të cilët ndihen nën trysninë e thellimit të pasigurisë për të ardhmen e vendit. Një qytetar teksa është ndeshur me kreun e ekzekutivit në qytetin e York Yorkshire të Morley, e ka akuzuar për “show”, ndërkohë që sipas tij duhet të ishte në Bruksel për të negociuar një marrëveshje.

“Ju jeni duke luajtur lojëra me Parlamentin. Ju po luani lojëra me publikun. Ju duhet të jeni në Bruksel duke negociuar. Ku po shkojnë negociatat? Ku është? Ju jeni në Morley, në Leeds. Ju duhet të jeni në Bruksel.”- i është drejtuar qytetari Johnson-it.

 

https://www.youtube.com/watch?v=fSygWN-qMfY

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI