Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

"Lajthit" Vuçiç: Po shkoj në Vatikan t’i lutem Papës të mos e njohë Kosovën

Lapsi.al 12 September 2019
"Lajthit" Vuçiç: Po shkoj në Vatikan t’i

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Vatikan, për t’i kërkuar kreut të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku, mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Unë shkoj te Papa në Vatikan për ta lutur që të mos e njohin Kosovën,” citohet të jetë shprehur për gazetarët kreu i shtetit serb së fundmi në Beograd.

Mësohet se Vuçiç do të  do të pritet në Vatikan edhe nga Kardinal Peter Paroli.

Kjo deklaratë e Vuçiç mund të lexohet si një ndryshim strategjie pas pranimit të dështmit të planit të tij për realizimin e shkëmbimeve territoriale me Kosovën. Më herët, Vuçiç, në përgjigje të ultimatumit të kancelares gjermane, Angela Merkel, pranoi qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, me qëllim shmangien e pasojave të paralajmëruara.“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, është shprehur Vuçiç në një intervistë të muajit të shkuar për “Zërin e Amerikës”.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI