Flash

"Adhurues i Millosheviçit", peticion për revokimin e çmimit "Nobel"

Lapsi.al 11 October 2019
"Adhurues i Millosheviçit", peticion për revokimin e

Kritikët e shkrimtarit Peter Handke, autorit austriak i cili u vlerësua me çmimin "Nobel" në letërsi, kanë ndërmarrë një peticion për revokimin e këtij çmimi.

Motivi i këtij peticioni kundër Handkes, mbështetësit të dikatorit Sllobodan Millosheviç, shpjegohet nëpërmjet një përshkrimi ku theksohet se autori, si një "një person që mbron një përbindësh të tillë, nuk meriton një njohje më të thjeshtë letrare, e lëre më një çmim Nobel".

Peticioni deri më tani ka grumbulluar rreth 12 mijë nënshkrime online.

 

 

Përshkrimi i peticionit:

Peter Hendke është një apolog për ‘kasapin e Ballkanit’ Slobodan Miloseviçin. Millosheviç është personi që ishte përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm dhe dhjetëra mijëra grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftërave që sollën shpërbërjen e Jugosllavisë.

Një person që mbron një përbindësh të tillë nuk meriton një njohje më të thjeshtë letrare, e lëre më një çmim Nobel. Le t’i dërgojmë një mesazh me zë të lartë dhe të qartë Komitetit të Çmimit Nobel, se ne nuk i dënojmë apologët shpërblyes të vrasësve masivë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI