Flash

Kryeministri rus: Ka vetëm një formë për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Lapsi.al 19 October 2019
Kryeministri rus: Ka vetëm një formë për marrëveshje

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev pas takimeve që pati me liderët serbë, i është drejtuar popullit edhe përmes parlamentit në Beograd.

Aty Medvedev ka folur pak edhe për Kosovën, dhe marrëveshjen që sipas tij duhet të arrihet.

Medvedev ka thënë se Rusia përkrah marrëveshje paqësore mes dy vendeve, mirëpo vetëm në bazë të rezolutës 1244.

“Rusia gjithsesi përkrah një zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë, mirëpo atë vetëm në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në vazhdën e deklaratës së tij në Kuvend, Medvedev  ka folur edhe për të kaluarën e Serbisë.

Ndër të tjera ka thënë se Serbia i ka vuajtur pasojat e veprimit kundër ligjit ndërkombëtar në vitet e 90-ta.

“Fatkeqësisht, Serbia i ka vuajtur pasojat e veprimit kundër ligjit ndërkombëtar në vitet e 90-ta. Megjithatë, Rusia është përkrahëse e Serbisë dhe popullit serb, atëherë dhe tani”, ka thënë ai.

Vizita e Medvedev është duke u përcjellur me një interes të jashtëzakonshëm nga mediat serbe, kur dihen raportet e afërta të këtij shteti me Serbinë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI