Flash

Treni përfshihet nga flakët në Pakistan, 67 të vdekur 14 të plagosur

Lapsi.al 31 October 2019
Treni përfshihet nga flakët në Pakistan, 67 të vdekur 14

Të paktën 67 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një tren pasagjerësh në Pakistan.

Ngjarja ka ndodhur sot pranë qytetit të Liaquatpur, në provincën lindore të Punjab.

Zjarri besohet se është shkaktuar pas shpërthimit të gazit në kuzhinë, ku disa pasagjerë po konsumonin mëngjesin.

Kryeministri Imrah Khna ka shprehur ‘ngushëllimet më të thella për humbjen e jetëve’ dhe ka ftuar autoritetet të japin asistencën e duhur për të plagosurit.

Zjarri ka përfshirë 3 vagonë, në të cilët udhëtonin rreth 200 njerëz, ka thënë Baqar Hussain, një funksionar i zyrës së emergjencave, duke nënvizuar që bilanci i viktimave po rritet me shpejtësi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI