Flash

Londër, infektohet me koronavirus foshnja e porsalindur

Lapsi.al 14 March 2020
Londër, infektohet me koronavirus foshnja e porsalindur

Një foshnjë e porsalindur në Britani është pacienti më i ri i infektuar me koronavirus.

Nëna e fëmijës u shtrua në spital ditë më parë me pneumoni të dyshuar, por ajo rezultoi pozitive me Covid-19 vetëm pas lindjes.

Pasi mjekët e konfirmuan me Covid-19 nënën, u testua dhe foshnja që rezultoi gjithashtu pozitiv, shkruan The Telegraph.

Nëna dhe foshnja po trajtohen në spitale të veçanta larg njëri-tjetrit pasi gjendja e nënës ishte më e rëndë.

I porsalinduri po mjekohet në Spitalin North Middlesex ku lindi, ndërsa nëna u transferua në një spital të specializuar për infeksione.

Mjekët po përpiqen të gjejnë mënyrën sesi u infektua foshnja, në mitër apo gjatë lindjes.

Autoritetet shëndetësorë po përpiqen urgjentisht të zbulojnë rrethanat që fshihen pas infeksioneve të tyre."

Zyrtarët kanë deklaruar se gratë shtatzëna dhe foshnjat janë shumë pak të rrezikuar nga koronavirusi dhe ka të ngjarë të kenë vetëm simptoma të buta.

Të këshilluara

Vdes deputeti i dytë me koronavirus

Irani ka raportuar vjekjen e një tjetër deputeti, nga koronavirusi. BBC raporton duke cituar agjensinë shtetërore të lajmeve Irna, se Fatemeh Rahbar, 55 vjeç, i...

12:23

Dy anët e errëta të koronavirusit

Historikisht, tragjedi të tilla si epidemia e COVID-19 ndonjëherë kanë çuar në ndryshime të rëndësishme. Burimi i mundshëm i koronavirusit të ri – të ashtuquajt...

23:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI