Flash

Lukashenko betohet si president, BE nuk e njeh pozicionin e tij

Lapsi.al 24 September 2020
Lukashenko betohet si president, BE nuk e njeh pozicionin e tij

Bashkimi Europian ka deklaruar se Aleksandër Lukashenko nuk është presidenti legjitim i Bjellorusisë, duke shtuar se betimi i tij i papritur të mërkurën ishte drejtpërdrejt kundër vullnetit të popullit.

Ceremonia përshpejtoi planet e BE-së për të bojkotuar Lukashenkon pas zgjedhjeve të diskutueshme të 9 gushtit, pasi Parlamenti Europian kishte vendosur më parë të mos njihte udhëheqësin veteran nga nëntori, kur mandati i tij si president do të mbaronte.

“I ashtuqjturi ‘inaugurim’ dhe mandati i ri i pretenduar nga Aleksander Lukashenko nuk kanë asnjë legjitime e demokratike” thanë 27 shtetet e BE-së në një deklaratë.

“Ky‘ inaugurim ‘kundërshton drejtpërdrejt vullnetin e pjesës dërrmuese të popullsisë bjelloruse, duke u shprehur në protesta të shumta, të pashembullta dhe paqësore që nga zgjedhjet, dhe shërben vetëm për të thelluar më tej krizën politike në Bjellorusi. ”

BE, një donator i madh financiar i Bjellorusisë, gjithashtu tha se po “rishikonte marrëdhëniet e saj” me këtë shtet, që do të thotë se blloku europian do të kërkojë të ndërpresë fondet e drejtpërdrejta për qeverinë e Lukashenkos, duke e kanalizuar atë në ndihmë të grupeve dhe spitaleve në vend.

Të këshilluara

Libani tronditet nga një tjetër shpërthim

Një tjetër shpërthim tronditi sot Libanin jugor. Disa burime thanë se shpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një 'gabim teknik' dhe si pasojë kishte një numër t...

14:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI