Flash

Gruaja që do të votojë nga hapësira

Lapsi.al 29 September 2020
Gruaja që do të votojë nga hapësira

Miliona amerikanë do të votojnë me postë, ose fizikisht, në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm një votë, do të mbërrijë rreth 320 kilometra nga Toka. Kate Rubins, astronaute dhe inxhiniere fluturimi, planifikon të votojë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, konfirmoi NASA për CNN, pasi gjatë periudhës së votimeve do të ndodhet pikërisht atje.

Rubins, bashkë me disa kozmonautë rusë, do të kalojë 6 muaj në hapësirë. Pas ngjitjes në hapësirë në tetor, Rubins do të merret me kërkime në fushën e “sensorëve kuantikë të së ardhmes” dhe do të kryejë eksperimente kardiovaskulare.  Astronautët janë regjistruar për të votuar në shtetin e Teksasit dhe kanë fituar të drejtën e votimit nga hapësira në vitin 1997. Komisioneri zgjedhor ngarkon në një sistem të sigurt fletën elektronike të votimit në Qendrën e Kontrollit të Misioneve Hapësinore të NASA-s. Astronautët, duke përdorur kredencialet specifike, kryejnë votimin dhe dokumenti elektronik kthehet në zyrën e komisionit zgjedhor.

 

Të këshilluara

99 viktima nga konflikti Armeni-Azerbajxhan

26 luftëtarë të tjerë janë vrarë përgjatë dy ditëve në përplasjen me trupat ushtarakë të Azerbajxhanit, në rajonin e Nago-Karabakut. Nga ministria e mbrojtjes ë...

12:44

Turqia provon vaksinën anti-Covid në spital

Mjekët turq ditën e sotme provuan vaksinën e parë kundër COVID-19 te një punonjës shëndetësor. Kështu shkruan Anadolu Agency, sipas së cilës, Asım Baştürk, 5...

16:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI